Njoftim i rëndësishëm nga Trafiku Urban lidhur me orarin e qarkullimit të autobusëve

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trafiku Urban ka një njoftim lidhur me orarin e qarkullimit të autobusëve.

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot, autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TU ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve.

Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 04.02.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se nga data 05.02.2022 autobusët do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmē ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]

55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.

56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img