fbpx
-15.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Njohja nga Izraeli, tre fëmijë nga Kosova do të dërgohen për shërim atje

Bashkëpunimi Kosovë-Izrael

Bashkëpunimi i Kosovës me Izraelin veçse është duke u zhvilluar edhe më tepër.

Tre fëmijë nga Kosova të shoqëruar nga nënat e tyre gjatë ditëve në vijim pritet që të shkojnë për shërim pikërisht në këtë shtet.

Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Demiri tha se sot ka zhvilluar një takim me Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare ‘’Save a Child’s Heart’’ me seli në Izreal dhe me ambasadorin Dan Oryan ku është diskutuar lidhur me këtë çështje.

Postim i plotë:

Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Holon të Izraelit, dhe me Ambasadorin Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael.

Falënderoj z. Simon Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve tanë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img