Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka shkaktuar ‘tërmet’në rrjetet sociale, pas një paraqitje mediale, ku premtoi se nëse do të bëhej kryetar, stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta shndërronte në liqe.
Ai ka folur edhe për projekte tjera si ndërtimin e një salle koncertale me parkingje nëntokësore, shkruan ORAinfo.
Mirëpo për këto projekte, ai ka hezituar të flas rreth kostos për realizimin e këtyre projekteve.
Këto deklarata kanë nxitur reagimin e analistit të njohur kosovar, Imer Mushkolaj.
Ai ka ironizuar keq me deklaratat e Përparim Ramës.
“E pashë pak në “Rubikon” prezantimin e kandidatit të LDK’së për kryetar të Prishtinës. Për pesë minuta ia hapi lumenjtë Prishtinës, stadiumin e ktheu në liqe dhe, aty afër, e ndërtoi sallën koncertale me parkingje nëntokësore. Pa përmendur asnjë kosto financiare, asnjë afat kohor. Më shumë tingëllonte si vizitor në kryeqytet, se si pretendent për kryetar. Për gjithçka foli në mënyrë dëshirore: këtu munet me u bo, këtu ish dashtë me u bo. Oo Izet, nale!”, ka shkruar Mushkolaj.
Ai madje e ka quajtur Ramën manjak të liqenëve.
“Shumë maniak i liqeneve ky Përparim Rama. Njëherë dojke me e ndërtu lagjen afër Liqenit të Badovcit, tash iu ka tekë me e rrëzu stadiumin e me e kriju një liqe aty’, ka ironizuar Mushkolaj.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është kritikuar shpeshherë nga qytetarët se s’po ka aspak njohuri për problemet me të cilat përballen qytetarët e kryeqytetit. /ORAinfo/