Raportohet se po vazhdon operacioni i nisur në mëngjes nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, ndaj zyrtarëve policorë në Vërmicë, të dyshuar për vepra penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”.
Sipas një komunikate, thuhet se Inspektorati Policor dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë bërë hetime qe një vit.
Në operacionin e mëhershëm, në mars, me emrin e koduar “Pika”, u arrestuan 48 policë në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë”, ndërkaq 18 zyrtarë policorë ndodhen në arrati.





