Partia Socialdemokrate mban protestë te Pallati i Drejtësisë para se Molliqaj të dalë para Gjykatës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PSD mban protestë te Pallati i Drejtësisë para se Molliqaj të dalë para Gjykatës.

Partia Socialdemokrate sot do të mbajë protestë te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 14:00.

Kjo protestë do të mbahet para se të fillojë seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Seanca ndaj Molliqajt do të mbahet nga ora 14:30.

Ndaj Molliqajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img