Partitë Popullore Evropiane, kanë uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke i uruar suksese.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një shkrimi në Facebook.
“Partitë Popullore Evropiane, EPP, kanë uruar kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, duke i dëshiruar gjithë të mirat dhe fillim të suksesshëm. EPP e ka falenderuar edhe ish kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për lidershipin e fortë dhe për anëtarësimin e LDK-së në familjen e partive popullore evropiane”.