fbpx
25.9 C
Geneva
Wednesday, October 30, 2024

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, vjen reagimi nga Albin Kurti

Albin Kurti reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pasi KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve që e nxjerrë VV’në të parën me 50.28 %. Kurti këtë e ka quajtur fitore në referendum dhe ditë të mirë dhe shans të madh për Kosovën.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falendëruar edhe mërgatën për votën e tyre dhe të gjithë aktivistët e anëtarët e VV’së për punën e bërë gjatë zgjedhjeve.

“Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, ka përfunduar Kurti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img