Pas fotografisë së Vuçiq me hartën e Kosovës, vjen reagimi nga Bashkimi Evropian

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bashkimi Evropian reagon pas fotografisë së Vuçiq me hartën e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” ka publikuar një fotografi të hartës së Republikës së Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë.

Një veprim i tillë i kreut të shtetit serb ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues të politikës shqiptare.

Nga Brukseli kanë thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë ka bërë thirrje që palët të marrin veprime e të bëjnë deklarata që i kontribuojnë bashkëpunimit dhe pajtimit dhe jo të kundërtës.

“ Ne e kemi thënë shumë herë përgjatë viteve , që Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për procesin e normalizimit të raporteve dhe punës që çon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Një veprim i tillë i Aleksander Vucic vjen në kohën kur Bashkimi Evropian bën thirrje që të rinis dialogu.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img