Koronavirusi po vazhdon të ketë përhapje të madhe.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se është infektuar me virusin COVID-19.
Tahiri tha se tashmë gjendet në izolim. Tutje ai theksoi se edhe pse është vaksinuar me dy doza të vaksinës antiCOVID, ka simptoma jot ë lehta, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas testimit, kam marrë konfirmimin se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse i vaksionuar me dy doza, virusi ka simtoma jo të lehta, e në veçanti për ata që kanë probleme tjera shëndetësore.
Duke ju uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, lutem për sa më pak të infektuar, e ata që tashmë janë pozitivë ta kalojnë sa më lehtë.
Ju lutem kujdesuni për veten dhe familjet tuaja.





