Një person është vënë në pranga nga policia.
Një incident aspak i zakonshëm ka ndodhur në qendrën e votimit në komunën Savski Venac në Beograd.
Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një qytetar pasi ka votuar e ka thyer kutinë e votimit. Ngjarja ka ndodhur krejt papritur dhe ka shkaktuar panik tek komisionerët e pranishëm.
Pas incidentit të shkaktuar Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri është arrestuar.
Mësohet se pas ndalimit nga policia Nogo brenda 48 orëve do të merret në pyetje në Prokurori.





