Pas zgjedhjeve në LDK, ky është reagimi i parë i Besian Mustafës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Pas zgjedhjeve në LDK, ky është reagimi i parë i Besian Mustafës

pas-zgjedhjeve-ne-ldk,-ky-eshte-reagimi-i-pare-i-besian-mustafes

Ky është reagimi i parë i Besian Mustafës, pas zgjedhjeve në LDK.

Dje ishte kandidat për të marrë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e humbi garën.

Ndërsa sot, Besian Mustafa, ishte i pranishëm në homazhet i shoqëruar me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa, ka kërkuar unitet, teksa thotë se rruga për rikthimin e LDK-së nuk është e lehtë, por që do ta gjejnë.

“Të unifikuar, bëmë homazhe tek varri i kryetarit historik i Kosovës dhe lideri i parë i LDK-së. Rrugëtimi ynë, si partia më demokratike në vend, drejt lavdës së dikurshme, nuk ka për të qenë i lehtë. Por, rruga e vështirë, me një ekip të duhur, bindshëm do e kthejë LDK-në në zemrën e secilit, aty ku edhe e ka vendin!”, ka shkruar Besian Mustafa.

Të ngjajshme

Hoti dhe Palmer diskutuan për sfidat e pandemisë nga COVID-19

albswiss.com

Kusari-Lila tregon pse LDK’ja duhet të votojë Vjosa Osmanin për Presidente

albswiss.com

Kështu e uron bashkëshortja – Rexhep Selimin në ditëlindjen e 50-të

albswiss.com