fbpx
4.3 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

PDK merr vendim nëse do ta mbështet Vjosa Osmanin për president

Përfundon mbledhja e PDK-së me një vendim ndaj qëndrimit për zeancën e zgjedhjes së presidentit.

Pas gati gjashtë orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së.

Ata kanë vendosur që mos ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Pas mbledhjes për mediat është deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie Enver Hoxhaj.

“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që KD i PDK në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente.”, tha Hoxhaj.

Në këtë mbledhje maratonike, Hoxhaj ka thënë se kanë marrë disa vendime të rëndësishme.

“Kemi pasur një mbledhje të mirë të KD. Kemi nxjerre tre katër vendime. KD ka ngarkuar PDK që të del me një dokumebnt strategjik se si të ndodhë reforma në PDK. Kemi marrë vendim që ta kemi një strategji të detajushme që si të bëjmë opozitë. Kemi miratuar një kalendar për zgjedhjet komunale”, tha Hoxhaj.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img