Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur mbrëmë, për herë të parë, namazin e taravive në kryeqendrën e qytetit të New Yorkut, “Time Square”.
Në rrjete sociale janë publikuar fotografi e video, ku shihet se numri i pjesëmarrësve aty ka qenë i madh.
Organizatorët i kanë thënë “CBS News” se qëllimi i kësaj ngjarjeje ka qenë që jomyslimanët të kuptojnë më shumë rreth fesë islame, përcjell Gazeta Express.
Dikush ka shkruar në Twitter: “A e shihni se myslimanët mund të mblidhen në ditën e parë ta Ramazanit për lutje, siҫ mblidhen për Vitin e Ri në Time Square”, duke shtuar se pse paragjykohet ky komunitet.
Megjithatë, para faljes së namazit aty, raporton media lindore, ka pasur shqetësime të shprehura nga besimtarët rreth idesë së faljes në “Time Square”, për shkak të billobordeve të shumtë në këtë shesh.





