Për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë pas 15 marsit sapo erdhi një njoftim i rëndësishëm – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë pas 15 marsit sapo erdhi një njoftim i rëndësishëm

per-kosovaret-qe-ia-mesyjne-turqise-pas-15-marsit-sapo-erdhi-nje-njoftim-i-rendesishem

Njoftim me rëndësi për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë pas 15 marsit.

Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi ndryshon kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021.

Kështu, kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll ka publikuar njoftimin duke dhënë detaje.

“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr/”.”, thuhet në njoftim.

Formulari kërkon të dhënat tuaja personale, përfshirë adresat e kontaktit.

Të ngjajshme

Kaq ditë kanë afat deputetët e rinj për deklarimin e pasurisë

albswiss.com

Lokale, banesa e vikendicë, kaq pasuri ka nënkryetarja e re e LDK-së

albswiss.com

777 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna

albswiss.com