PËR TY SHQIPNI
Në skajin e padëmtuar të ndjenjës
Mbështjellë me dallgët e shpirtit
Që ruhen si etalion në memorien e historisë
Është dita e flamurit.
Ditë që vjen në benediktim t’udhëtarit
Që shkëlqen si drita e hënës t’palodhun
Mjellë në univers si pemë gjeneologjike
Për të lulëzuar çdo 28 Nëntorë
Me flamurin dyshkabë
Të Gjergj Kastriotit e Ismajl Qemalit
Për të skuqur qiellin
Me ngjyrat e flamurit kuq e zi.
Fjalët bëhen këngë
Kënga këndohet Për ty Shqipni.
Halit Haliti