Planet e Lumir Abdixhikut për LDK-në, prurje dhe figura të reja në kryesi – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Planet e Lumir Abdixhikut për LDK-në, prurje dhe figura të reja në kryesi

planet-e-lumir-abdixhikut-per-ldk-ne,-prurje-dhe-figura-te-reja-ne-kryesi

Planet e Lumir Abdixhikut për LDK-në.

Posa mori fjalën pasi u zgjodh kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku i falenderoi delegatët, shumica e të cilëve votuan që ai ta marrë udhëheqjen e partisë. Pasi mbajti fjalën e parë para delegatëve dhe u urua nga kundërkandidatët, Abdixhiku foli edhe për media, ku tregoi risitë që do ta karakterizojnë LDK-në me të në krye.

Abdixhiku fillimisht theksoi se do të jenë gjithnjë konstruktiv dhe se “vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale”. Kështu tha edhe kur u pyet lidhur me mundësinë që deputetët e LDK-së t’ia mundësojnë Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente.

Ai tha se secili nga kundërkandidatët e tij sot, do të jenë në kryesinë e re të partisë. Ai gjithashtu tha se do ta ndërtojë një ekip me figura të reja brenda partisë, por paralajmëroi edhe prurje të reja.

“Po, secili kundërkandidat [do të jetë në Kryesi] – por jo vetëm – sepse këto janë figura të respektuara të LDK-së”, tha Abdixhiku.

“Do të ndërtoj një ekip të ri me figura të reja brendapartiake, por gjithashtu do të kërkojë edhe hapjen e dyerve për individë që kanë bindje të njëjta ideologjike me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Do të shihni një kryesi të re të LDK-së”, tha ai.

Abdixhiku po ashtu tregoi se LDK-ja do të ndryshojë edhe në rrafshe të tjera. Ai tha se do të ketë hapësirë për zëra kritikë brenda, dhe se do të diskutohet e do të dëgjohet edhe aktivisti i LDK-së, por edhe qytetari.

“Do të shihni një organizim të ri politik të LDK-së. Do të shihni një shtrirje territoriale të përgjithshme të lidhjes tonë dhe do të shihni një politikë që është e përgjegjshmë, që dëgjon zërin qytetar dhe që mbi të gjitha e promovon idenë tradicionale të LDK-së që është e mbështetur në shtyllën e respektimit të shtetit të Kosovës, në bashkëpunimin ndërinstitucional, në mbështetjen e të gjitha proceseve integruese ku ka nevojë dhe një LDK që ka zë kritik brenda, ka mendim kritik, ka mendje, ka diskutim dhe ecën përpara duke dëgjuar edhe aktivistin e vet, edhe qytetarin”, tha Abdixhiku.

37-vjeçari është kryetari i katërt i LDK-së. Ai në garë e la pas Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën, që synonin të njëjtën pozitë.

Para se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së t’i niste punimet, Anton Quni u tërhoq nga kandidatura e tij për kryetar të partisë. Pas zgjedhjeve të brendshme, Quni tha se këtë vendim e mori për t’i hapur rrugë frymës së re brenda subjektit politik

Të ngjajshme

Osmani: Mbrëmë përmbyllëm dinjitetshëm një kaptinë të zgjedhjeve demokratike

albswiss.com

Nis sot vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në sheshin “Skëndërbej”

albswiss.com

Aksion i madh i policisë në disa komuna, kjo është arsyeja

albswiss.com