Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve lidhur me sulmin fizik që ndodhi sot ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, ths zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Gazetën Express.
Ai ka bërë të ditur se dy nga të dyshimtit pas intervistimit janë ndalur për 48 orë për veprën penale “Lëndim trupor”, ndërsa tre të tjerë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Sipas tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga ekipit i Gjilanit, tifozët vendas hyjnë në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.
Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim.





