Policia i vihet pas Molliqajt, nuk e gjejnë në banesë e as në seli të partisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dje është protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.

Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.

Siç merr vesh Klan Kosova, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.

Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe banesën e tij.

Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova. Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social Facebook. Fillimisht, ai paralajmëroi se nëse rryma shtrenjtohet, aksionet e protestat do të vazhdojnë, derisa një vendim i tillë të kthehet prapa.

Ai bëri edhe një postim tjetër më pas, ku mori përgjegjësinë mbi incidentin në protestë. Megjithatë, tha se një sqarim për rastin është i nevojshëm.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img