Presidentja Osmani krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja Vjosa Osmani priti sonte në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl.

Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi.

Osmani theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë.

Ndryshe, misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nesër do të bëjë publike raportin për zgjedhjet komunale 2021. Gjatë ditës, ky mision ka pasur një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img