Ai ka marr gjithsej 161 vota nga pjesëtarët e stafit akademik dhe 27 anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë.
Sefedin Muçaj është profesor i rregullt (Prof. Dr.) dhe Shef i Katedrës së Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specialist i epidemiologjisë dhe Shef i Sektorit për Sëmundje Kronike Jo infektive në Departamentin e Epidemiologjisë në IKSHPK.
Si specialist i epidemiologjisë, ka një përvojë mbi 25 vjeçare në fushën akademike dhe në aktivitete dhe programe të ndryshme në fushën e shëndetit publik.
Është autor dhe koautor i një sërë punimesh shkencore të publikuara në revista me indeks ndërkombëtar, i disa librave dhe teksteve mësimore universitare, si dhe është pjesëmarrës i një serë tubimesh shkencore dhe profesionale. Për një kohë ka qenë Prodekan për Cështje Mësimore dhe të Studentëve i Fakultetit të Mjekësisë.
Si një personalitet me gjithë këto kredenciale të çmueshme njerëzore, profesionale e shkencore dhe me potencial të dëshmuar të lidershipit dhe menaxhimit, Profesor Sefedin Muçaj është padyshim personaliteti i duhur për të drejtuar dhe avansuar më tej zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
IKSHPK i uron suksese në të gjitha sfidat në avansimin e mëtejshëm të Fakultetit të Mjekësisë duke ofruar mbështetjen e plotë profesionale, shkencore dhe hulumtuese.