Profa valltar e mbështet policin e suspenduar.
Lulzim Paci është profesori vushtrrias i cili u bë i njohur me vallëzimet e tij në rrjetin social Tik Tok.
Sot në orën 14:00 në Vushtrri pritet të mbahet protestë-vallëzimi dedikuar atij, por ai është deklaruar se nuk mund të marrë pjesë për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Mirëpo, profa i ka mbështetur këto organizime sensibilizuese, madje ka kërkuar nga të gjithë që ta mbështetin edhe Amir Hoxhën, policin e suspenduar.
“U bëj thirrje që të gjithëve që të merren edhe me rastin e policit të suspenduar, ta mbështesin atë”, është shprehur Paci në një prononcim për Klankosova.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka bërë të ditur se është suspenduar se kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe për mospagesën e shujtave për policët në kryerjen e detyrës.





