Viti që lamë pas solli shumë situata.
Derisa Qeveria e Kosovës po e konsideron të suksesshëm vitin e parë qeverisës, nga opozita ndajnë një mendim krejt të ndryshëm.
Vitin e parë të punës po e konsiderojnë të suksesshëm.
Këtu kabineti i kryeministrit Kurti listojnë ekonominë, shëndetësinë e vendimmarrje të tjera. Sa i përket vendimmarrjes për temat e mëdha si dialogu dhe liberalizimi i vizave, zëdhënësi i Qeverisë ka këtë përgjigje.
Por, mendim krejtësisht ndryshe për punën e ekzekutivit ka deputeti i partisë më të madhe opozitare, Ferat Shala.
Ndërkohë, nga Shoqëria civile vlerësojnë se ka pasur mungesë të konsolidimit dhe funksionalizimit të qeverisë, në vitin e parë të punës. Qeveria Kurti është formuar më 22 mars të vitit 2021, pas zgjedhjeve parlamentare të po të njëjtit vit





