Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndarë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat.
QIKA vlerëson se këto pagesa paraqesin lëmoshë njëmujore dhe jo zgjidhje afatgjate e problemit.
Organizata shprehu shqetësimin se këto mjete nuk do të ndahen për gratë që nuk janë studente, të punësuara apo pensionere.
Sipas organizatës QIKA, vetëm rreth 15% e grave në Kosovë janë të punësuara dhe shumica e tyre janë komplet të përjashtuara nga tregu i punës.





