Raportohej e zhdukur, policia gjen vajzën e mitur nga Prizreni – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Raportohej e zhdukur, policia gjen vajzën e mitur nga Prizreni

raportohej-e-zhdukur,-policia-gjen-vajzen-e-mitur-nga-prizreni

Policia e gjen vajzën e mitur nga Prizreni që raportohej e zhdukur.

Me datën 11 mars 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij 14-vjeçare nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte përfunduar mësimin në shkollë.

Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte inicuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur.

Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, forcat e rendit kanë pranuar informacion për vendndodhjen e vajzës së mitur dhe me këtë rast i ka informuar prindërit e vajzës së zhdukur.

Pas kësaj, policia së bashku me prindërit e kanë kthyer vajzën e zhdukur në shtëpi. E njëjta raportohet të jetë larguar edhe më herët nga shtëpia e prindërve.

Në lidhje më këtë është informuar edhe prokurori kujdestar. Njësiti i hetimeve rajonale në Prizren është duke e trajtuar këtë rast.

Të ngjajshme

Haradinaj takohet me Lajçakun, jep detaje nga diskutimi lidhur me dialogun

albswiss.com

Arrijnë në Shqipëri vaksinat nga Turqia

albswiss.com

Deri 9 orë pa rrymë do të mbesin këto vende nesër

albswiss.com