Rasti i “Bechtel Enka”, ngritët aktakuzë ndaj Pal Lekajt

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Është ngritur aktakuzë ndaj Pal Lekajt.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B., për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Mësohet se bëhet fjalë për rastin e 53 milionë eurove shtesë të cilat Ministria e Infrastrukturës me në krye ish-ministrin e saj, Pal Lekaj i kanë ndarë për “Bechtel&Enka”, disa vjet më parë, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Dy të akuzuarit tjerë janë Nebih Shatri, ish-zyrtar i Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berisha, shef i kabinetit të Lekajt.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në vitin 2019 është raportuar për hetimet ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe shefit të kabinetit të tij, Eset Berisha.

Nebih Shatri, aktualisht është, Drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img