Cili është reagimi i tij?
Në krah të trajnerit, Bernard Challandes, në konferencën për media është shfaqur edhe një nga mesfushorët më me eksperiencë të Kosovës, Valon Berisha.
Duke folur për ndeshjen, Berisha foli edhe për kritikat e Valon Behramit ndaj trajnerit, Bernard Challandes.
Juve jeni dakord me deklaratat e Behramit?
Kam pasur shumë trajnerë të mirë në karrierë dhe çdonjëri prej tyre është i veçantë në mënyrën e tij të punës. Në fund fare janë rezultatet ato që ia bëjnë biografinë. Diskutimi nuk shtrohet nëse është motivator apo i mirë taktikisht, pasi për gjithçka flasin rezultatet. Viti 2020 ka qenë i vështirë dhe nuk kemi pasur rezultatet e duhura, por me Challandes në krye ne jemi zhvilluar dhe kjo konfirmon për suksesin e tij.