fbpx
-12.2 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së re, kaq është numri i tyre

Organet e Kuvendit të Kosovës, kanë bërë regjistrimin e deputetëve të rinjë.

Ka vazhduar procesi i regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit.

Gjatë tri ditëve janë regjistruar 116 deputetë, kurse deputetët e mbetur do të regjistrohen gjatë ditëve në vijim.

Seanca konstituive e Kuvendit për legjislaturën e tetë do të mbahet të hënën, më 22 mars, në orën 10:00.

Gjatë ditës së sotme lideri i VV-së, Albin Kurti e presidentja në detyrë, Vjosa Osmani patën takimin e fundit në kuadër të ciklit të takimeve me partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Lista e përbashkët mes VV-së dhe Osmanit fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë mbi 50 për qind të votave. Kurti ishte kandidat për kryeministër, e Osmani për presidente.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img