6.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn, deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt

Deputetja që ia zuri vendin Meliza Haradinajt, regjistrohet bashkë me Ramush Haradinajn.

Deputetja nga AAK-ja, Albana Bytyçi që ia zuri vendin në Kuvendin e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot është regjistruar bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë.

Në postimin e shpërnadrë, Bytyçi ia ka bashkangjitur një fotografi ku shihet edhe lideri i AAK-së, afër saj i cili po ashtu është duke u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me besimin tuaj sot fillova rrugëtimin tim të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës. Do të bëj më të mirën time që të justifikoj këtë besim, duke qenë model për angazhim dhe punë të mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

Kujtojmë se Albana Bytyqi u ankua që ish-kandidatja e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla i ka vjedhur vota.

Madje për këtë rast dolën edhe disa video-incizime ku dëgjoheshin disa komisionarë duke shtuar vota në favor të Haradinaj-Stublla.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, kandidatja Meliza Haradinaj- Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img