Riinfektohen me koronavirus dy mjekë në QKUK – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Riinfektohen me koronavirus dy mjekë në QKUK

riinfektohen-me-koronavirus-dy-mjeke-ne-qkuk

Gjatë javës së fundit në Kosovë, dy mjekë janë riinfektuar me koronavirus.

Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Odës së Mjekëve, Naser Gjonbalaj.

Ai tha se nuk dihet se pjesë e cilës klinikë janë këta mjekë, por se në bazë të informacioneve të dy janë riinfektuar me virusin Covid-19.

“Po gjatë javës jemi informuar edhe për dy raste të riinfektimit tek mjekët. Nuk e dimë se të cilës klinikë janë ata. Informacionet i kemi vetëm që janë riinfektuar”, ka thënë Gjonbalaj.

Në ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 730 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 201 raste, Prizren 63 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 47 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 40 raste, Lipjan 38 raste, Podujevë 38 raste, Gjilan 35 raste, Ferizaj 28 raste, Kamenicë 26 raste, Vushtrri 22 raste, Obiliq 20 raste, Viti 12 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Rahovec 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Hani i Elezit.

Ndërkohë, rastet e vdekjes janë regjistruar në: Gjilan, Prishtinë, Gjakovë dhe Viti.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Të ngjajshme

Albi Kurti thotë se nuk ndryshon kur e takon një ndërkombëtar: S’jam emisar i tyre, por përfaqësues i popullit

albswiss.com

Haxhiu: Vetëvendosja do t’i ketë 64 deputetë

albswiss.com

Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit

albswiss.com