Vendi ynë këtë vit ka pasur probleme me sigurimin e energjisë elektrike.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këtë vit të ri më shumë u falënderohet punëtorëve të KEK-ut të cilët sipas saj po bëjnë punë të palodhshme për tu siguruar që Kosovë t’i ketë dritat e ndezura.
“Prandaj, këtë vit të ri dua më së shumti të u falënderohem punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët festën e kalojnë me punë të palodhshme për tu siguruar që Republika i ka dritat e ndezura. Jo vetëm ndriçimin e shtëpisë e të bredhit, por dritën e shpresës për një vit sa më të mbarë!”, ka shkruar ajo ndër të tjerash.





