3.8 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

“Ronaldo mendon vetëm për rekordet e tij”

Kush po e thotë këtë?

Antonio Cassanos ka vazhduar me kritika ndaj Cristiano Ronaldos.

Ishi i Romës dhe Real Madridit, tashmë në pension, beson se është koha që Juventusi t’ia tregojë derën.

Në platformën Twitch në BOBO TV, emision i Bobo Vierit, legjendës së Italisë dhe Interit, Cassano vazhdoi me deklarata kundër Cristiano Ronaldos, që kanë nisur nga dita që ‘Zonja e Vjetër’ u eliminua nga Champions League nga një skuadër si Porto, që nuk ishte aspak favorite.

“Nëse shet Cristianon, kursen 100 milionë euro me të cilat mund të sjellësh dy lojtarë të tjerë të nivelit botëror. Vitin e shkuar Sarri bëri futbollin më të mirë në vitet e fundit dhe u shkarkua. Problemi i tij ishte Cristiano Ronaldo. Nuk ka trajner që dëshiron të luajë futboll të bukur me Ronaldon, ai e frenon Pirlon. Cristiano mendon vetëm për rekordet dhe golat e tij. Nëse je president dhe dëshiron të nisësh një cikël të ri, nuk mund t’i jepni një trajneri të ri përgjegjësinë e të drejtuarit një si Ronaldo. Kulusevski për shembull, është shumë i ndikuar në këtë situatë. Lojtarët e rinj pa personalitet përballen me probleme”, u shpreh Cassano.

Sido që të jetë, edhe pse 36-vjeçar, statistikat tregojnë se CR7 po zhvillon një tjetër sezon pozitiv.

Ai deri më tani ka shënuar 30 gola për Juventusin në 34 paraqitje në sezonin 2020/21.

Ronaldo numëron 95 gola në 123 paraqitje me fanellën e Juves

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img