Rozeta pranoi detyrën e ministres – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Rozeta pranoi detyrën e ministres

rozeta-pranoi-detyren-e-ministres

Rozeta Hajdari pranon detyrën e ministres.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – MINT, Rozeta Hajdari pranoi detyrën e ministres, e cila do ta udhëheqë këtë ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Hajdari u njoftua nga zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj, për projektet që priten të realizohen, si dhe për planet që i ka paraparë kjo ministri.

Ministrja Hajdari bëri të ditur se fokus i saj do të jetë angazhimi në zhvillimin e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, me synim të zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë.

Ajo shtoi se së bashku do të punojnë shumë, sidomos për progresin që nuk është arritur sa duhet rreth procesit të stabilizim asocimit dhe forcimit të mekanizmave për zhvillim të industrisë vendore.

Në mesazhin e saj, ministrja Hajdari tha: “Unë do të punoj për industrinë, do të largoj skemat korruptive të cilat kanë ngulfatur ndërmarrjet vendore me potencial zhvillimi dhe do të angazhohem sa më shumë që industria jonë të jetë konkurruese në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministrja Hajdari, duke iu ofruar bashkëpunim të gjithë zyrtarëve në MINT, për t’i avancuar interesat e përbashkëta shoqërore dhe ekonomike.

Të ngjajshme

Vlora Dumoshi: Jam e gatshme të kandidoj për kryetare të Prishtinës

albswiss.com

Një 32 vjeçar vdes nga COVID-19 në Shqipëri

albswiss.com

Nagavci viziton rektorin e Universitetit të Prishtinës

albswiss.com