4 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Rrënohet një mbindërtim pa leje në Prishtinë

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se kanë rrënuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardani.

Tahiri ka thënë se inspektorët kanë urdhëruar palën që t’i ndalë punimet por nuk janë përfillur, prandaj edhe kanë ekzekutuar vendimin e rrënimit.

“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar. Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim. Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konkstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës”, ka thënë ai.

Tahiri ka shkruar tutje se hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img