Rritja e rasteve me koronavirus- a do ketë shtrëngim të masave? – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Rritja e rasteve me koronavirus- a do ketë shtrëngim të masave?

rritja-e-rasteve-me-koronavirus-a-do-kete-shtrengim-te-masave?

Edhe 7 mijë e 539 raste aktive me koronavirus në Kosovë – A do ketë shtrëngim të masave?

Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Kjo ka bërë që institucionet shëndetësore të bëjnë thirrje për zbatim sa më rigoroz të masave kundër përhapjes së COVID-19, shkruan lajmi net.

Deri sot, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 68 mijë e 777 raste pozitive me koronavirus, nga gjithësej 303 mijë e 652 testime.

Ndërkaq, 1 mijë e 595 persona nuk ia kanë arritur ta përballojnë infeksionin. Gjithësej, janë shëruar 59 mijë e 643 persona.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 7 mijë e 539.

Vlen të theksohet se kryeministri Hoti bashkë me ministrin Zemaj gjatë ditës së djeshme kanë pasur takim me akterë të shëndetësisë.

Aty është vlerësuar se nevojiten masa më shtrënguese dhe zbatim strik i tyre.

Theks i veçantë është vendosur tek tubimet të cilat po konsiderohen si vatër e përhapjes së COVID-19.

Të ngjajshme

Krejt çfarë ndodhi 5 vjet më parë, koha kur Thaçi u zgjodh president

albswiss.com

Ilir Meta në takim me Kurtin: E urova për fitoren

albswiss.com

Dramë në Kuvend: Deputetja e PDK-së i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

albswiss.com