Rritja e rasteve me koronavirus, edhe një shkollë në kryeqytet kalon në mësim online

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Edhe një shkollë në kryeqytet ka kaluar në mesim online.

Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online. Kështu është bërë e ditur nga kjo shkollë, raporton Gazeta Express.

Në mësim online kjo shkollë do të kaloj nga dita e nesërme deri më 29 janar.
“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C – mësimi të zhvillohet online”, thuhet në një postim në Facebook.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img