Rritja e rasteve me koronavirus, kërkohet mbyllja e shkollave – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Rritja e rasteve me koronavirus, kërkohet mbyllja e shkollave

rritja-e-rasteve-me-koronavirus,-kerkohet-mbyllja-e-shkollave

Zemajt i kërkohet që të merr vendim për vazhdimin e mësimit online.

Këshilli “Shëndetësia e Bashkuar Kosovare” ka kërkuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë që mësimi në Kosovë të zhvillohet online.

Nga kjo organizatë përmes një komunikate për media kanë thënë se kanë rekomanduar Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik që të mos marrin vendime politike, por të vazhdojnë mësimin online.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

SHBK Union permes mbledhjes se informacionit primar dhe sekondar duke perfshire edhe intervistat me qendrat mjekesore dhe atyre arsimore ka verejtur qe ekziston nje disperputhje dhe paradoks ne lidhje me numrat Real te rasteve me COVID-19 ne raport me masat e ndermarra nga Qeveria Hoti dhe Ministri Zemaj.

Ne periudhen kur u shfaqen 3 variante te reja te COVID-19 dhe shtrohej pyetja e efektivitetit te vaksines ndaj tyre, Zemaj kishte udhezuar te mos kete testim te rasteve te kontaktit dhe udhezoi te hapen Universitetet edhe pse ka qene Ministri i vetem ne Ballkan qe nuk kishte arritur te siguronte ASNJE Vaksine.

Ky veprim mund te kete kuptim politik mirepo fakti qe qytetaret tani perballen me 200% me shume raste se para 2 Muajsh tregon stilin sesi eshte udhehequr dhe menaxhuar pandemia nga njerezit qe qellimet politike i vendosen para eksperteve, shkences dhe jetes.

Duke arsyetuar shkresen ne kemi rekomanduar Ministrise se Arsimit, Shendetesise dhe IKSHPK qe te mos marrin vendime te avokuara politikisht dhe te vazhdohet mesimi online, sidomos per faktin qe ka rezultuar tejet i suksesshem.

Tani edhe SBASHK ka bere thirrje te cilen ne fuqimisht e perkrahim prandaj mbesim prane rekomandimit qe kemi bere para 4 muajsh qe:

Mesimi dhe studimi joklinik te vazhdohet teresisht online

Te kete ekipe te dezinfektimit neper institucione shkollore dhe fakultete

Te mos ulet standardi FFP2-FFP3 per maska

Poashtu ndajme keqardhje te pamase per sulmin fizik te bere ndaj Koleges sone ne Prishtine dhe shpresojme qe ajo merr masa juridike ndaj zyrtareve ne fjale, prandaj bejme thirrje MPB qe te mos denohen qytetaret neper hapesirat e hapura por individet te cilen po qendrojne nga 20-30 persona pa maska neper vendet e mbyllura neper te gjitha Qytetet e Kosoves.

Të ngjajshme

Pas fotos me hartën e Kosovës në Instagram, Hoxhaj i reagon Vuçiqit

albswiss.com

Policia e Kosovës, ende pa sigurime shëndetësore

albswiss.com

Supremja i refuzon si të pabazuara shtatë ankesat e fundit të subjekteve politike

albswiss.com