Sa është rritur imuniteti i tufës dhe a pritet të ketë rritje të rasteve, tregon Zemaj – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Sa është rritur imuniteti i tufës dhe a pritet të ketë rritje të rasteve, tregon Zemaj

sa-eshte-rritur-imuniteti-i-tufes-dhe-a-pritet-te-kete-rritje-te-rasteve,-tregon-zemaj

Flet ministri Zemaj.

Më 13 mars të vitit 2020 u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë – një 20 vjeçare që ishte shtetase italiane dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë. Dy ditë më vonë, më 15 mars, Qeveria e Kosovës – që në atë kohë drejtohej nga Albin Kurti – shpalli Gjendjen Emergjente të Shëndetit Publik.

Nëntë ditë pas konfirmimit të dy rasteve të para me COVID-19, ky virus i mori jetën personit të parë në Kosovë.

Kur është bërë një vit që nga konfirmimi i rasteve të para, numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka rritur në 76 mijë e 688 raste pozitive, janë shëruar 64 mijë e 362 persona derisa kanë humbur jetën 1 mijë e 696 pacientë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për Klan Kosovën. Thotë se Kosova ka qenë dhe mbetet shembull se si menaxhohet pandemia.

Por a pritet që ky numër të rritet dhe sa është arritur imuniteti i tufës?

“Situata është nën monitorim të vazhduar. Institucionet po bëjnë çdo gjë që të jetë e kontrollueshme dhe e menaxhueshme gjatë gjithë kohës. Ka vend për përmirësime, mundemi më mirë dhe më shumë. Po shpresojmë të bëjmë më të mirën në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Është e domosdoshme që edhe në këtë kohë respektimi i masave anti COVID-19 të jetë sa më i mirë. Secili institucion duhet të jetë në krye te detyrës”, tha Zemaj.

Të ngjajshme

Kjo parti kundërshton hapjen e ambasadës në Jerusalem

albswiss.com

Mospërmendja e Marrëveshjes së Washingtonit nga Biden, po konsiderohet distancim prej saj

albswiss.com

Shumë të infektuar, kjo është situate e fundit me COVID-19 në Kosovë

albswiss.com