Serbët nga Kosova shkojnë në Serbi për të votuar

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qytetarët serbë nga Kosova po shkojnë në Serbi për të votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe. Kjo pasi, Qeveria e Kosovës për herë të parë nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të Kosovës.

Më shumë se 25 autobusë u panë në stacionin e autobusëve në Mitrovicë të Veriut, për të transportuar serbët për të votuar në Rashkë.

Rashka është një nga katër komunat në Serbi, pranë kufirit me Kosovën, ku rreth 100,000 qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë, do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Transport iu është mundësuar edhe serbëve në Graçanicë. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, serbët, kryesisht punonjës të institucioneve serbe në Kosovë, u dërguan me autobus në vendvotimet e tyre, në qytetin kufitar të Serbisë, Kurshumli.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë ka thënë se rreth 100,000 serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet e tjera që gjenden në komunat në kufi me Kosovës siç janë Tutini, Rashka dhe Vranja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve. Por, kjo kërkesë nuk është pranuar nga autoritetet në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me këtë kërkesë, Kurti ka dashur që Serbia ta njohë Kosovën. Shtetet e Quint-it kanë shprehur “zhgënjimin e madh” për vendimin e Qeverisë së Kosovës që mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Kosova ka refuzuar edhe një propozim të Quint-it. Quint kishte propozuar që zyrtarët e zyrave ndërlidhëse të Kosovës dhe Serbisë të komunikonin për mbajtjen e zgjedhjeve serbe, por Prishtina kishte kërkuar që ky komunikim të zhvillohej në nivel të shteteve.

Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut – komuna të banuara me shumicë serbe – pati protesta të serbëve.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img