fbpx
23.2 C
Geneva
Wednesday, October 30, 2024

Serbia vaksinon serbët në Kosovë, ku vaksina ende s’është shpërndarë

Euronews shkruan për vaksinimin e serbëve të Kosovës.

Në rrjetin social Twitter, Euronews në rubrikën ‘Pa koment’ ka shpërndarë një video ku shihen qytetarë të Kosovës në Graçanicë duke u vaksinuar.

Ndërsa thuhet se Serbia po vaksinon serbët në Kosovë, ku vaksina ende s’është shpërndarë.

Serbia është në vendin e parë sa i përket furnizimit me vaksina kundër COVID-19, kështu sipas një grafike të REL, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet pa asnjë vaksinë është Kosova, ku pritet që kontingjenti i parë të vijë në javën e parë të muajit mars.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dy ditë më parë gjatë një interviste tha se pritet që Kosova të furnizohet me vaksinat antiCOVID. Ajo tha se kontingjenti i parë pritet të vijë në javën e parë të muajit mars, ndërsa kontingjenti i dytë në muajin qershor.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img