Serwer: Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donte Milosheviqi – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Serwer: Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donte Milosheviqi

serwer:-vuciq-po-perpiqet-te-ndertoje-nje-serbine-e-madhe,-te-cilen-e-donte-milosheviqi

Serwer thotë se Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donte Milosheviqi.

Daniel Serwer , Profesori në Universitetin ‘Johns Hopkins’ dhe ekspert për Ballkanin, thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Dobrica Çosiq.

“Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë ai.

Serëer thotë se është i shqetësuar nga ambiciet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Këto komente eksperti amerikan për Ballkanin i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi, pas të cilave pushteti lokal do të jetë në duart e forcave politike pro-serbe, transmeton Telegrafi.

Serëer problemin e sheh te dështimi për të zhvilluar një opozitë të fortë pro-evropiane që mbështet pavarësinë e Malit të Zi.

“Sidoqoftë, unë nuk do të bëja shumë panik për këtë. Unë jam shumë i shqetësuar për rolin e Serbisë dhe Rusisë, dhe veçanërisht ambicien e presidentit Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Vuçiq po përpiqet të ndërtojë de facto një Serbi të Madhe, të cilën e donin Milosheviq dhe Dobrica Çosiq. Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, thekson Serëer.

Më tej Serwer konstaton se ende është i dukshëm ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Të ngjajshme

Arben Gashi i thotë Faton Pecit të ulet kah LDK-ja.

albswiss.com

Maloku: Bashkimin kombëtar shqiptar, s’e bëjnë dot ca mercenar mediatik e ca injorant politik

albswiss.com

Ekonomia sipas LVV-së

albswiss.com