Shefi i OKB-së kërkon hetim për vrasjet masive në Bucha

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vrasjet në Bucha, qyteti afër Kievit ku u gjetën trupa civilësh të hedhura në rrugë.

“Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë. Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive”,  tha ai në një reagim në Twitter.

Një deklaratë e lëshuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ngriti mundësinë që Rusia të kishte kryer krime lufte në Ukrainë.

“Ajo që dihet deri më sot ngre qartë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare,” thuhej deklaratë.

Ai tha se ishte e rëndësishme që të gjithë trupat të zhvarroseshin dhe të identifikoheshin “në mënyrë që të afërmit të mund të informohen dhe që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes për të ndihmuar në sigurimin e llogaridhënies dhe drejtësisë”. /Gazeta Express/

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img