2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

SHKSH “Bashkimi” në Ushter entuziazmoi publikun me program të mirë festiv

Festat kushtuar 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovë, thuaja se në gjitha kantonet kulmuan me programe festive kushtuar kësaj date historike. Kësaj radhe mungoi organizimi i pritjes në Ambasadën e Kosovës në Bernë, por nuk munguan shoqatat ato që i dhanë ngjyrim kësaj ngjarje historike duke u bërë që të gjitha ambasada kulture pa mandat!

Në mesin e këtyre trupave artistike ishte edhe Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” nga Usteri e cila më 17 shkurt, qysh në orën 18:00 i hapi dyert për të festuar së bashku Festën e Pavarësisë së Kosovës. Duke filluar më pastaj në orën 19:00 me Himnin e Shqipërisë dhe Kosovës, e pastaj me dalën në skenë të gjithë grupeve të vallëzimit, duke filluar  nga më të vegjlit, siç ishin ato me emrat e tyre simpatik: Fluturat, Harabelat, Dallëndyshet dhe duke u ndjekur nga Pulëbardhat dhe Shqiponjat. Entuziazmi i fëmijëve ishte i madh, por edhe ai i qindra pjesëmarrësve të pranishëm, që përmes duartrokitjesh motivuan edhe më shumë vogëlushët për tu mishëruar me këngën dhe vallen e bukur shqipe.

Do theksuar se shoqata bashkimi nga viti në vit ka përjetuar një rritje si në cilësi ashtu edhe në sasi, është profilizuar si një nga grupet më simpatike shqiptare në Zvicër, falë edhe një udhëheqjeje shumë aktive e kompakte që drejtohet nga Guxim Alushi. Shoqata  “Bashkimi” është e themeluar në vitin 1993 dhe në fillim zhvilloi një veprimtari shumë të organizuar humanitare, për dërgimin e veshmbathjeve dhe artikujve të tjerë për familjet refugjate të Kosovës në Shqipëri. Personalisht e kam njohur për herë të parë këtu e 30 vite më parë, kur një nga drejtuesit e saj të atë kohë ishte Fazli Tahiri, që bashkë me një grup veprimtarësh nuk kishin të ndalur. Ai edhe tash në pension kur jeton në një komunë krejt tjetër vjen për çdo vit për të festuar me drejtuesit dhe artistët e shoqatës “Bashkimi”.

Ditë më parë në një takim në lokalet e shoqatës, ku duhej të fillonin provat për këtë koncert festiv,  kryetari aktual, Guzim Alushi na tha se tash veprimtaria e shoqatës është përqendruar kryesisht në fushën e kulturës, përfshi këtu pos koncerteve edhe organizimet e panaireve të librit por edhe bashkëpunimin me shoqatat dhe ansamblet simotra jo vetëm në Zvicër, por edhe në trojet etnike. Ky aktivitet i zgjeruar ka bërë që shoqata tash të ketë qindra anëtarë, përfshi këtu edhe grupet artistike të moshave të ndryshme.

Por edhe njëherë të kthehemi koncertit të fundit, për çka Shoqata “Bashkimi” falënderon për atmosferë muzikore këngëtarin Alim Dauti, fotografim fotoreporterin e portalit tonë: prointegra.ch, Afrim Nevzadi, moderuesen e programit Ornela Zela, të mbesën e të madhes Vaçe Zela si dhe gjithë kontribuuesit e kësaj mbrëmje, si ata që u morën me organizim dhe të tjerët që ndihmuan me sponzorim./prointegra.ch/

(Përgatiti R. Rifati me fotot e Afrim Nevzadit)

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img