Shpenzimet marramendëse të deputetëve, reagon Kurti

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ditë më parë u publikuan shpenzimet e disa politikanëve.

Kryeministri Kurti në një konferencë për media pas miratimit të masave të reja të qeverisë kundër pandemisë ka folur edhe për publikimin e listave të deputetëve që kanë shpenzuar për derivate në muajin nëntor dhe dhjetor 2021 ku prijnë deputetët e VV-së, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se e kupton indinjatën e qytetarëve por e konsideron të padrejtë që të piketohet vetëm ndonjë deputet.

“Shefja e GP të VV-së ka dhënë njoftim për këtë çështje duke njoftuar se deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht poashtu ka kërkuar nga kryesia rishikimin e këtij vendimi për kompenzim.

Unë e kuptoj se këto praktika kanë qenë nga praktikat e kaluara unë e kuptoj indinjatën e qytetarëve por e konsideroj të padrejtë piketimin e ndonjë deputeti të veçantë kur vendimi është mbi një dekadë tashmë”, tha Kurti.

Tutje ai u shpreh se qytetarët me të drejtë presin më shumë e më mirë nga deputetët e zgjedhur.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img