Shqipëria publikon bilancin e COVID-19: 11 viktima brenda 24 orëve.
519 raste të reja pozitive dhe 11 humbje është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Rastet e reja janë identifikuar nga 3251 testime të kryera.
Siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë viktimat janë të moshave 53-96 vjeç.
“11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça” thuhet në njoftim.
Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Nga ana tjetër vijon procesi i vaksinimit anti-Covid në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime anti-Covid.
Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të mbajë në fuqi masat kufizuese deri në 25 mars dhe pas kësaj date do të ketë një njoftim të dytë.
Statistika (20 Mars 2021)
Raste të reja ditore 519
Të shëruar në 24 orë 671
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3251
Testime totale 529,309
Raste pozitive 120,541
Raste të shëruara 84,625
Raste Aktive 33,783
Humbje jete 2133
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23013
Fier 2596
Durrës 1561
Vlorë 1456
Shkodër 1267
Gjirokastër 1196
Korçë 813
Lezhë 642
Elbasan 418
Dibër 343
Kukës 332
Berat 146.