fbpx
2.8 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Shqipëria ofroi vaksinat antiCOVID-19 për mjekët e Kosovës, FSSHK e shqetësuar me heshtjen e Qeverisë

Rama ofroi vaksinat antiCOVID-19 për mjekët e Kosovës, FSSHK e shqetësuar me heshtjen e Qeverisë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas ofertës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.

Në njoftim thuhet se kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla për këtë çështje ka komunikuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deri më tani është duke e neglizhuar ofertën.

“….Prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gatishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar, në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndryshe, pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve atje.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të shkojnë për të marrë vaksinën në Kukës, në pamundësi për të dërguar një sasi në Kosovë për shkak të kontratës.

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img