Kjo është shtëpia në Prishtinë ku u gjet i vdekur shtetasi i huaj.
Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur sot në një shtëpi që ishte kapluar nga flakët në Prishtinë.
Shtëpia gjendet në lagjen Ulpiana, konkretisht në rrugën “Musine Kokolari” në kryeqytet, shkruan lajmi net.
Policia informatën e ka marrë në orën 09:00 të mëngjesit, teksa pas lokalizimit të zjarrit aty është gjetur edhe trupi i pajetë i një shtetasi të huaj, që dyshohet të jetë nga vendet e lindjes.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.