Shtyhet numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Shtyhet numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara

shtyhet-numerimi-i-votave-me-kusht-dhe-personave-me-aftesi-te-kufizuara

Ende nuk ka nisur numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon verifikimi i të dhënave, dhe pas përfundimit të tyre do të fillojë edhe numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Edhe pse numërimi ishte paralajmëruar të fillonte në orën 18:00, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se kjo vonesë është bërë pasi që nevojitet më shumë kohë për vlerësimin dhe verifikimin e të dhënave të fletëvotimeve nga diaspora.

“Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim. Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31 mijë e 427, ndërsa i zarfeve të fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 766”, tha ai.

Të ngjajshme

AI: Pabarazitë në vaksina rrezikojnë jetë njerëzish

albswiss.com

Regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së re, kaq është numri i tyre

albswiss.com

Ja kush është deputetja e PDK-së që po e udhëheq seancën me Avni Deharin e LVV-së

albswiss.com