Sot në ora 15:00 do të bëhet varrimi i zyrtarit policor që u vra para dy ditësh në Zllatar.
Zyrtari policor u vra në orët e vona të së premtes në një ndejë me disa zyrtarë tjerë policorë.
Menjëherë pas rastit, Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë arrestimin e gjashtë zyrtarëve policorë, ndërsa janë suspenduar të gjithë zyrtarët policorë që kanë qenë prezent në momentin e vrasjes.
Vrasja e zyrtarit policor dyshohet se është bërë nga pakujdesia.