Specialja cakton seancën e radhën në rastin e Salih Mustafës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Specialja cakton seancën e radhën në rastin e Salih Mustafës

specialja-cakton-seancen-e-radhen-ne-rastin-e-salih-mustafes

Me datë 5 mars është caktuar seanca e radhës në Speciale për rastin e Salih Mustafës.

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja.

Aty bëhet e ditur se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Më 28 shtator 2020, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor 2020, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Kurse më 23 nëntor 2020, gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Të ngjajshme

Pejani që thoshte se merr automjete tash ia ka vjedhur veturën edhe Gazmend Muhaxherit

albswiss.com

Moti për dy ditët në vazhdim, temperaturat do të shënojnë ulje

albswiss.com

Nesër në orën 10:00 seanca konstituive e Kuvendit, ky është rendi i ditë

albswiss.com