Vonohen rrogat e stafit të angazhuar për vaksinimin e qytetarëve
Të angazhuarit për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID 19 ende nuk i kanë marrë pagën e muajit janar.
“Pagat zakonisht i marrim me datë 25, mirë ende nuk ka dalë edhe pse është data 4 shkurt”, tha një i punësuar në kushte anonimiteti.
Ditëve të fundit Kosova po përballet me numër të lartë të prekurve me Covid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë sqarime pse kanë ndodhur këto vonesa.





